LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët e arsimuar largohen nga vendi i tyre që të fitojnë më shumë para

Gjermanët e arsimuar largohen nga vendi i tyre që të fitojnë më shumë para

Gjermanët që jetojnë jashtë Gjermanisë fitojnë mesatarisht 12,000 euro më shumë se sa kur kthehen në shtëpi, sipas një studimi të botuar të mërkurën.

Instituti Federal për Kërkime të Popullsisë dhe Universiteti i Duisburgut në Essen intervistoi 10,000 njerëz me origjinë gjermane për të zbuluar pse emigruan dhe çfarë efekti kishte lënë Gjermania mbi ta.


“Mbi 60% e të anketuarve raportuan se të ardhurat e tyre neto të ekonomive shtëpiake jashtë vendit ishin “më të mira” ose “shumë më të mira”, sesa të ardhurat e tyre një vit më parë”, tha Andreas Ette i Institutit. Për gratë ose burrat me nivel më të ulët arsimimi, kontrasti ishte edhe më i madh, transmeton Telegrafi.

Rreth 180,000 qytetarë gjermanë emigrojnë çdo vit, ndërsa 130,000 të tjerë kthehen. Rreth 76% e emigrantëve kanë një diplomë universitare.

Zvicra është destinacioni më i njohur për gjermanët, me një në pesë emigrantë që shkojnë atje, e ndjekur nga Austria, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Karriera është arsyeja numër një që gjermanët të shpërngulen jashtë vendit, e ndjekur nga një dëshirë për një mënyrë tjetër jetese. Rreth 37% thanë se karriera e partnerit të tyre ishte arsyeja e lëvizjes së tyre. Një në pesë u transferua për të studiuar.

“Ka sigurisht njerëz në pension që emigrojnë gjithashtu, por ky nuk është grupi tipik. Përkundrazi, është normale që njerëzit do të shkojnë jashtë vendit menjëherë pas përfundimit të studimeve për të filluar karrierën e tyre dhe të kërkojnë përvoja të reja”, tha Marcel Erlinghagen nga Instituti për Sociologji në Universitetin e Duisburgut në Essen. “Është me rëndësi të theksohet se ne shohim një migrim relativ. Kjo do të thotë që njerëzit me kualifikim po kthehen. Ju nuk mund ta quani atë një humbje afatgjatë”.

Në vend që ta karakterizojnë këtë lëvizje si një “largim të trurit”, ose largim të njerëzve me arsim të mirë nga vendi, autorët e studimit e quajnë atë një “qarkullim të trurit”.

Më të mirët vijnë e shkojnë

Megjithë shkallën e lartë të largimit në mesin e gjermanëve me arsim të lartë, studiuesit thanë se më shumë njerëz të kualifikuar emigrojnë në Gjermani nga vendet e tjera.

Aktualisht, 5% e gjermanëve jetojnë jashtë vendit, duke e vendosur Gjermaninë në vendin e tretë për sa i përket emigracionit midis vendeve të OECD-së, pas Polonisë dhe Britanisë së Madhe. Numri vjetor i emigrantëve gjermanë është rritur gradualisht vitet ’80. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori