LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që ASNJËHERË nuk duhet t’ia thoni një gruaje që NUK DËSHIRON FËMIJË!

Gjërat që ASNJËHERË nuk duhet t’ia thoni një gruaje që NUK DËSHIRON FËMIJË!

“Hajt se do ta ndryshosh mendimin”

Shumë njerëz i ndryshojnë mendimet, veçanërisht kur kanë mendime të gabuara për dikë që nuk e njohin, apo e ndërrojnë destinacionin e vendit ku dëshirojnë t’i kalojnë pushimet, por vështirë se e ndryshojnë mendjen kur është puna për krijimin e një qenie njerëzore të cilit duhet t’ia përkushtoni tërë jetën, transmeton Telegrafi.


“Por, kush do të kujdeset për ty kur të plakesh?”

Për këtë edhe ekzistojnë shtëpitë e pleqve!

“A nuk dëshironi t’i lini dikujt trashëgiminë?”

Padyshim që çdo njeri dëshiron t’ia lë dikujt trashëgiminë, por jo domosdoshmërish trashëgimia duhet të jetë në bazë të gjeneve.

Shumë gra që nuk preferojnë të lindin fëmijë ia dhurojnë trashëgiminë shoqërisë, por nuk janë të rralla rastet ku edhe i dhurojnë të gjitha fitimet për bamirësi. /Telegrafi/

“Por, lindja e fëmijës është një mrekulli e vërtetë!”

A është kjo e vërtetë? Miliarda njerëz kanë arritur ta bëjnë këtë gjë gjatë qindra mijërave vite. Rrjedhimisht, “mrekullitë” në bazë të fjalorit janë pak më të rralla se aq… /Telegrafi/