Gjërat e mrekullueshme që i ndodhin trupit pasi të pini çaj xhenxhefili

Xhenxhefili është rrënjë tejet e shëndetshme që ofron aromë freskuese, por edhe një bollëk me përfitime shëndetësore për shkak të kombinimit të fuqishëm të vajrave esencialë.
Është i mbushur me vitamina dhe minerale, transmeton Telegrafi. Ndërkaq, sipas ‘MedicalNewsToday’, në 100 gramë rrënjë të freskët xhenxhefili, gjenden:
- 79 kalori
- 17.86 g karbohidrate
- 3.6 g fibra dietar
- 3.57 g proteinë
- 0 gramë sheqer
- 14 mg sodium
- 1.15 g hekur
- 7.7 mg vitaminë C
- 33 mg kalium
Nutrientët tjerë që gjenden në xhenxhefil janë:
- Vitamina B6
- Magnezi
- Fosfori
- Zinku
- Riboflavini
- Niacini
Xhenxhefilin mund ta shtoni në lëng e në smoothie, në sallatë, në receta të peshqve, në ushqime të ndryshme, por edhe ta konsumoni si çaj.
Konsumimi i rregullt i çajit të xhenxhefilit është dëshmuar shkencërisht se e përmirëson shëndetin në shumë mënyra.
Më poshtë i keni disa prej efekteve fitimprurëse:
- Ndihmon në sistemin e tretjes
- E forcon sistemin e imunitetit
- I lehtëson marramendjet
- I lehtëson dhimbje
- E përmirëson qarkullimin e gjakut
- E liron stresin
- I lehtëson problemet me frymëmarrje
- E rrit pjellorinë. /Telegrafi/
















































