LAJMI I FUNDIT:

Gjeneratori i ri i imazheve të ChatGPT ‘ndez internetin’ – disa nga më interesantet e publikuara në rrjetet sociale

Gjeneratori i ri i imazheve të ChatGPT ‘ndez internetin’ – disa nga më interesantet e publikuara në rrjetet sociale

OpenAI përmirësoi ChatGPT-4o me aftësi të avancuara të gjenerimit të imazheve.

Dhe me lansimin e veçorisë së saj të re të krijimit të imazheve, të quajtur ‘4o Image Generation’, kompania kërkimore e inteligjencës artificiale (AI) me bazë në SHBA ka nxitur një furi reagimesh në internet, përcjell Telegrafi.


Menjëherë pas publikimit të tij, përdoruesit në mediat sociale zbuluan aftësinë e jashtëzakonshme të mjetit për të përsëritur stile të ndryshme artistike, duke përfshirë transformimin e fotove në estetikën legjendare të animacionit të Studio Ghibli.

Si rezultat, abonentët e ChatGPT Plus, Pro dhe Team kanë përmbytur platformat X dhe Instagram me fotografi të tipit Ghibli të fuqizuara nga ChatGPT.

Ata po përdorin ChatGPT për të riimagjinuar momente ikonike në historinë botërore në stilin e Studio Ghibli, dhe rezultatet janë mbresëlënëse.

Edhe Sam Altman hyri në X, duke thënë se ishte “super argëtuese” duke parë se sa shumë njerëzve u pëlqen të gjenerojnë imazhe në ChatGPT… por gjithashtu pranoi se GPU-të “po shkrihen”.

Në njoftimin e tij, OpenAI e quajti mjetin e tij të ri “gjeneratorin më të avancuar të imazhit deri tani, të integruar në GPT 4o që përmban një model multimodal të aftë për rezultate të sakta dhe fotorealiste”.

Shefi ekzekutiv i OpenAI, gjithashtu iu bashkua trendit duke përditësuar fotografinë e tij të profilit në X dhe duke i ftuar përdoruesit të gjenerojnë një version të përmirësuar për të duke përdorur ChatGPT. /Telegrafi/