LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata re e BMW X5 M mund të prezantohet brenda dy vitesh (Video)

Gjenerata re e BMW X5 M mund të prezantohet brenda dy vitesh (Video)

Viti që po e lëmë pas, është veçuar për makinat SUV, ndërsa prodhuesit prezantuan modelet e reja të përshtatura me këtë formë.

Porsche Cayenee Turbo ishte ndër më të pëlqyerit, teksa mbas nuk mbeti as Lamborghini Urus dhe Jeep Grand Cherokee, transmeton Telegrafi.


Në mënyrë që të jetë në trend dhe t’i bëjë ballë konkurrencës, BMW duhet të lansoje sa më parë gjeneratën e re X5 M, që ishte paralajmëruar si rivale e këtyre modeleve.

Është thënë se do të jetë 4.4-litra turbo dyshe V8, që prodhon 600 kuajfuqi, ndërsa dërgon shpejtësinë në të katër rrotat përmes tetë shpejtësive automatike.

Megjithëse nuk është thënë se kur lansohet, ekspertët mendojnë se mund të prezantohet gjatë vitit 2019, e në treg një vit më vonë. /Telegrafi/