Pasi prezantoi Range Roverin e ri, Land Rover po i rikthehet gjeneratës së re të modelit Range Rover Sport.
Ky SUV me performanca të larta do të “pësojë” ridizajnim të plotë gjatë viteve të ardhshme, e tani janë zbuluar disa detaje interesante. Mund të pritet të ketë platformë të re, por edhe motor.
Informatat e reja flasin që Range Rover Sport i ri do të bazohet në platformën MLA Flex të Land Rover, që do të duhej të ishte për 50 për qind më i manovrueshëm dhe për 24 për qind të bëjë më pak zhurmë.
Këto përmirësime të dukshme në raport me modelin aktual, Range Rover Sport do të duhej t’i afrohej liderëve në këtë segment përfshirë Porsche Cayenne dhe BMW X5 M, transmeton Telegrafi.
Pikërisht BMW X5 M do t’ia ofroj motorin gjeneratës se ardhme Range Rover Sportit, e fjala është për 4.4 litërshin që do ta zëvendësojë 5 litërshin V8.
Madje po konsiderohet si një hap i pritshëm, pasi që Ranger Roveri standard është bërë me versionin e modifikuar nga e njëjta njësi.
Në versionin Sport, inxhinierët britanikë do të duhej të modifikonin motorin që t’i përshtatet më shumë natyrës së kësaj veture.
Në modelin BMW M5 CS gjenden motori 4,4 litërsh V7 i njohur ndryshe si S63 që prodhon 625 kuaj-fuqi, derisa modelit X5 Competition ka 615 kuaj-fuqi.
Shifra të ngjashme pritet të jenë në rastin e modelit SVR, që është konkurrenti më i fuqishëm. Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 4 sekonda, e shpejtësia maksimale është e kufizuar në 290 km/h.
Është interesant fakti që Sport do të jetë i qasshëm edhe me motorin hibrid plug-in, që ka motor 3 litërsh turbo-benzinë që prodhon 141 kuaj-fuqi i kombinuar me atë elektrik me kapacitet të baterisë prej 31,8 kWh.
Me përdorimin e vetëm të motorit elektrik ky SUV mund të përshkoj mbi 100 kilometra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Jeep Renegade vjen me ndryshime teknologjike
Audi A4 dhe A6 kalojnë në energji elektrike
Bugatti restauroi veturën e parë të Veyron Grand Sport
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Prezantohet vetura e re e Mini Countryman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City