LAJMI I FUNDIT:

Gjenerallejtënant Rama merr pjesë në konferencën ushtarake në ShBA

Gjenerallejtënant Rama merr pjesë në konferencën ushtarake në ShBA

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, nga data 1 deri më 05 tetor 2016, zyrtarisht po merr pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës të Ushtrisë Amerikane, e cila po mbahet në Washington D.C/të ShBA-së.

Kjo është konferenca më e madhe ushtarake që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë vizitës në ShBA është pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral majori Thimoty Orr, me të cilin kanë biseduar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjithashtu, komandanti i FSK-së pati takime edhe me personalitete të larta ushtarake pjesëmarrëse në konferencë, ku vazhdimisht ishte i shoqëruar edhe nga  gjeneral majori Thimoty Orr.

Gjeneral Rraham Rama së bashku me bashkëpunëtorët e tij,  kolonelin Ilir Qeriqi- drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri dhe majorin Berat Shala- oficer në kabinetin e tij, në kuadër të konferencës, vizituan edhe  panairin e armëve dhe sistemeve mbrojtëse.

Konferenca pritet t’i përmbyllë punimet sot, më 05 tetor 2016. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori