Gjenerali ukrainas Oleksandr Tarnavsky, i cili drejton kundërofensivën në jug të vendit, deklaroi me vendosmëri pasi depërtoi vijën e parë të mbrojtjes ruse, se pret suksese edhe më të mëdha, duke theksuar se rusët bënë gabime strategjike në mbrojtjen e territorit.
Gjenerali brigade vlerësoi se Rusia i kushtoi 60 për qind të kohës burimeve të saj për ndërtimin e linjës së parë të mbrojtjes dhe vetëm 20 për qind në vijën e dytë dhe të tretë, duke lënë pas dore themelet e mbrojtjes së saj, sepse Moska nuk priste që forcat ukrainase të kalonin vijën e parë, transmeton Telegrafi.
“Tani jemi midis vijës së parë dhe të dytë të mbrojtjes. Forcat ukrainase tani po shtyjnë në të dyja anët dhe po konsolidojnë pozicionin e tyre në territorin e marrë në luftimet e fundit”, tha ai në një intervistë për Observer.
Ai shtoi se tani janë në qendër të ofensivës, dhe se po përfundojnë shkatërrimin e njësive të armikut që po ofrojnë ndihmë për tërheqjen e trupave ruse pas vijës së tyre të dytë të mbrojtjes.
Një fushë e madhe e minuar “zuri rob” trupat ukrainase dhe u desh shumë kohë, ndërsa njësitë hapën ngadalë rrugën për sulmin.
“Trupat ruse vetëm kanë qëndruar dhe kanë pritur ushtrinë ukrainase, duke gjuajtur mjetet e tyre me granata e dronë”, tha gjenerali ukrainas.
Gjithashtu theksoi se ajo barrierë tani është kaluar, dhe se rusët janë detyruar të bëjnë manovra.
“Ukrainasit janë kthyer në tanket e tyre dhe mjetet e tjera të blinduara. Se Moska po e ndjenë presionin, ka shpërndarë trupat në ato zona nga brendësia e frontit brenda rajoneve të pushtuara siç është Khersonit dhe Lyman”, shtoi ai.
Në fund, ai deklaroi se armiku po sjell rezerva jo vetëm nga Ukraina, por edhe nga Rusia.
“Herët apo vonë, rusët do të mbesin pa ushtarët më të mirë. Kjo do të na japë një lloj shtytje të sulmojmë më shumë dhe më shpejt”, tha Tarnavsky – duke shtuar se gjithçka varet prej tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës