LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali Clark: Qëndrueshmëria dhe e ardhmja ekonomike e Kosovës duhet të shkojnë krah për krah

Gjenerali Clark: Qëndrueshmëria dhe e ardhmja ekonomike e Kosovës duhet të shkojnë krah për krah

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një diskutim virtual me Gjeneralin Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë dhe anëtar nderi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ky aktivitet u organizua në shënim të 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe 21-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Në bashkëbisedimin me drejtorin ekzekutiv të Odës Amerikane, Arian Zeka, Gjenerali Clark tha se Kosova ka një pozicion shumë të rëndësishëm strategjik, duke ofruar paralajmërimet e para për kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.


“Bota po e shikon Kosovën dhe mënyra më e mirë për të forcuar sigurinë e saj është përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”, tha Gjenerali Clark.

Duke adresuar rolin e Kosovës në çështjet rajonale dhe globale, gjenerali Clark theksoi rëndësinë themelore të sundimit të ligjit, duke i kërkuar Kosovës që “të jetë krenare për të, ta forcojë atë dhe ta përdorë atë për të ndërtuar besimin e investitorëve”.

Ai bëri thirrje për investime në infrastrukturë dhe energji, duke vënë në dukje rezervat e bollshme të linjitit të Kosovës, si dhe duke avokuar për transformimin digjital të vendit, përmirësimin e sistemeve tatimore, lidhjen në brezin e gjerë të internetit dhe sigurinë kibernetike për të luftuar dezinformimin dhe përmbysjen e jashtme.

Duke folur për përmirësimin e klimës së biznesit, gjenerali Clark inkurajoi Kosovën që të përqafojë bashkëpunimin rajonal me fqinjët si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, madje edhe Serbia, duke theksuar se, “Përfundimisht, Serbia do të duhet të pranojë pavarësinë tuaj dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm”.

Ai gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm të Odës Amerikane në këtë rrugëtim si gjeneruese e propozimeve të politikave që nxisin investimet e huaja direkte.

Referuar njoftimit të Odës Ekonomike Amerikane, ai u bëri thirrje liderëve të Kosovës që të ndjekin qeverisjen e pastër, unitetin politik dhe të mbajnë një baraspeshë të fortë ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat.

“Vetëm qeveritë nuk mund të nxisin rritjen – ju nevojitet sektori privat, veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe shërbime, ku talenti dhe aftësitë gjuhësore të Kosovës mund të shkëlqejnë.”

Krejt në fund, Gjenerali Clark foli për rëndësinë e kthimit të të rinjve në Kosovë, për të kontribuar me idetë e tyre për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Më në fund! Prodhohet kanaçja e parë e pijeve që vetë-ftohet

Më në fund! Prodhohet kanaçja e parë e pijeve që vetë-ftohet

Botë
Dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief për njërën nga 2000 familjet me jetimë

Dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief për njërën nga 2000 familjet me jetimë

Ekonomi
Vizitë në Kosovë apo pushim në Shqipëri? Udhëto si king me 99esim – plot 5GB për vetëm 4.99€

Vizitë në Kosovë apo pushim në Shqipëri? Udhëto si king me 99esim – plot 5GB për vetëm 4.99€

Ekonomi
GO+ dhuron 16 vetura elektrike: 8 për Kosovë dhe 8 për Shqipëri

GO+ dhuron 16 vetura elektrike: 8 për Kosovë dhe 8 për Shqipëri

Ekonomi
​Irfan Lipovica emërohet drejtor i Akreditimit, i dyshuar në rastin e rezervave shtetërore

​Irfan Lipovica emërohet drejtor i Akreditimit, i dyshuar në rastin e rezervave shtetërore

Ekonomi
Kalo në kategori