LAJMI I FUNDIT:

Gjeneral Rama në vizitë zyrtare në SHBA

Gjeneral Rama në vizitë zyrtare në SHBA

Me ftesë zyrtare, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama është duke zhvilluar vizitë në SHBA. Në vazhdën e vizitës së tij në Washington, DC, gjeneral Rama ka takuar anëtaren e Komitetit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së, Senatoren Joni Ernst.

“Me këtë rast, gjeneral Rama ka falënderuar senatoren Ernst për bashkëpunimin dhe mbështetjen e madhe të SHBA-së dhënë për Kosovën dhe FSK-në në vazhdimësi. Në veçanti falënderoi për mbështetjen e dhënë për procesin e tranzicionit dhe zbarkimin e trupave të FSK-së në Kuvajt. Gjithashtu, në këtë takim, gjeneral Rama njoftoi senatoren Ernst për zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së.


Duke pasur parasysh që senatorja Ernst vjen nga shteti i Iowa-s, u diskutua edhe për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, dhe mundësinë e rritjes së këtij bashkëpunimi të shkëlqyeshëm. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, si dhe rrugën përpara për integrim në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Senatorja Ernst e përgëzoi Gjeneral Ramën për suksesin e arritur në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së në procesin zhvillimor të FSK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori