Dy viktima dhe dëme të mëdha materiale u shkaktuan nga vërshimet e ditës së shtunë në Pejë.
Nënë e bir humben jetën tragjikisht nga shiu i madh, të cilët u varrosën të hënën.
Shiu i madh në Pejë ka lënë shumë dëme të mëdha materiale edhe në prona publike dhe atë ato private.
Familjet dhe bizneset e përmbytura nga uji janë në gjendje të rëndë.
Lagja më e prekur nga reshjet e mëdha të shiut në këtë komunë ka qenë “Asllan Qeshma”, në të cilën u dëmtuan shumë shtëpi e biznese.
Banorët dhe bizneset e kësaj lagje, të prekura nga vërshimet po kërkojnë nga organet përgjegjëse që sa më shpejtë të ndërmarrin hapa në këtë drejtim dhe t’i dalin në ndihmë.
Valentina Dreshaj Hajrizi, pronare e një biznesi thotë për KosovaPress se dëmet janë shumë të mëdha, pasi që kanë qenë të furnizuar me mall për festën e Kurban Bajramit.
Velentina po kërkon ndihmën e institucioneve përgjegjëse, pasi që nuk i ka shpëtuar asgjë nga malli.
“Dëmet i kemi shumë të mëdha, por ende nuk mundemi me ditë vlerën, sepse jemi furnizuar për Bajram. Për sot ende nuk është ardhur askush (prej institucioneve)…Dje kanë qenë nga komuna dhe ministritë…Kanë premtuar, por tash po presim… Ky është biznes që mbajmë familjen me të, dhe ne presim ndihmë, që sa më shpejtë institucionet të ndërmarrin diçka…sepse asgjë nuk ka shpëtuar”, thotë Hajrizi.
Se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në shtëpi, e thonë edhe banorët tjerë të kësaj lagje.
Banori, Niman Kurtaj shprehet i zhgënjyer nga institucionet e shtetit që deri më tani nuk i kanë vizituar për t’iu ofruar ndihmë.
Mes tjerash, Kurtaj thotë se janë detyruar të qëndrojnë tek disa të afërmit, pasi sipas tij shtëpia e pabanueshme momentalisht.
Kurtaj thotë se deri më tani, vlera e dëmeve ka kapur vlerën mbi 60 mijë euro.
“Përmbi 60 mijë euro janë dëme, kam ble çdo gjë nga Gjermani, vetëm sistemi i ngrohjes që është dëmtuar është më së paku 25 mijë euro…Qysh e kam bërë hesap vlerën e kap 60 mijë euro…As nuk ka qenë askush me pyet a jemi gjallë, a jeni mbytë. Me pompa e gjenerator unë jam prej dje t’u nxjerr ujë. Uji më ka hy deri në dhomë të pritjes…Kërkojmë ndihmë, ku du mi marrë unë 60 mijë euro t’i blejë këto gjëra”, thotë ai.
Sipas tij, çdo gjë që ka qenë në katin e poshtëm të shtëpisë dhe është dëmtuar nga reshjet e mëdha të shiut.
“Gruaja është shkua tek të afërmit…As s’kemi rrymë as asgjë, të gjitha janë të dëmtuara (shtëpia është e pabanueshme)…Edhe dy muaj këtu s’mundet të hy askush, të gjitha janë të dëmtuara, pa i rregulluar të gjitha, nuk kemi si të banojmë”, thotë mes tjerash Kurtaj.
Edhe banori, Muhamet Ahma derisa tregon për dëmet e shkaktuara, uron që kjo situatë të mos i ndodhë askujt më.
“Kanë qenë për vizitë këta të komunës, FSK ka qenë njëherë për ndihmë. Dëme ka nga frigoriferi e çdo gjë pothuajse qe ka qenë në podrum…Komuna premton çdokujt se do t’i ndihmojë, por sa ka me qenë nuk jemi në dijeni…Është e paparashikueshme me pa një ujë të madh si ka ndodhur këtu, por mos e përjetoftë askush këtë qe kemi përjetuar ne”, thotë Ahma.
Një grua 26 vjeçare dhe djali saj pesë vjeç vdiqën tragjikisht si pasojë e vërshimeve më 24 qershor.
Komuna e Pejës në nderime të viktimave ka shpallur ditën e hënë ditë zie. Ku me këtë vendim, të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë u pezulluan. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'