Situata në kufirin Maqedoni-Greqi sot është e qëndrueshme dhe e qetë, pas përpjekjes së mbrëmshme të emigrantëve për hyrje me forcë në territorin e Maqedonisë nga kampi në Idomeni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas udhëheqësit të QP Gevgjeli, Zoran Lazaroski, situata në kamp dhe rreth tij është e qetë, siç është edhe në gurin kufitar 59, dhe në Gjevgjeli është rritur dukshëm numri i forcave të sigurisë, të cilët janë në gatishmëri të ndërhyjnë në çdo çast për mbrojtjen e kufirit.

Drejtori i spitalit Sretko Jovanov sot në mëngjes  ka deklaruar se vetëm njëri nga 15 policët e lënduar është transferuar për shërim në Qendrën klinike për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ndërsa 14 të tjerët pas sanimit të lëndimeve janë kthyer në njësitet e tyre./Telegrafi/