LAJMI I FUNDIT:

Gjendja pas vërshimeve në Kosovë, ministri Krasniqi jep detaje nga komunat

Gjendja pas vërshimeve në Kosovë, ministri Krasniqi jep detaje nga komunat

Vërshimet e mëdha nga reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa komuna të Kosovës, si në objekte banimi, toka bujqësore dhe bllokimin e shumë rrugëve.

Gjendja më e vështirë është raportuar në Komunën e Skenderajt, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut, ku shumë familje kanë dal nga shtëpitë e tyre për ta kaluar natën tek familjarët e të afërmit e tyre, për shkak se objektet e tyre të banimit janë vërshuar nga uji.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga vërshimet që kapluan të enjten disa komuna nuk ka viktima në njerëz por vetëm dëme të mëdha materiale.


“Në përgjithësi situata është e menaxhueshme dhe çka është më e rëndësishme nuk ka asnjë viktimë në njerëz. Ka dëme por ajo është më pak e rëndësishme në këtë moment. Në këtë moment jemi mobilizuar në mbështetje të kryetarëve të komunave, kryesisht ministrat që janë përgjegjës me mundësi mbështetëse si policia dhe FSK. Gjithçka është në koordinim”, ka thënë Krasniqi.

Gjendje e rëndë nga vërshimet në disa komuna të Kosovës, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes
Lexo po ashtu Gjendje e rëndë nga vërshimet në disa komuna të Kosovës, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

Ai po ashtu tregoi se janë 45 persona të evakuuar nga FSK-ja të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.

E, sa i përket numrit të qytetarëve të evakuuar në komunat tjera të vërshuara nga reshjet e shiut, Krasniqi nuk dha një shifër.

“Janë 45 persona të evakuuar prej FSK-së në QKMF në Istog, tash sapo i vizituam me kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes, Mehaj. Edhe në qytetet tjera ka persona që kanë lëvizur në mënyrë autonome dhe ka raste ku policia ka asistuar. Nuk ka ndonjë numër të saktë që mund ta përmendim, mirëpo gjithandej ku ka pas vërshime autoritetet lokale dhe qendrore janë në mbështetje të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, reshjet e shumta të shiut kanë bërë që të enjten të ketë vërshime në disa komuna të Kosovës, gjë që ka shkaktuar edhe bllokim të rrugëve dhe depërtim të ujit nëpër disa shtëpi dhe banesa.

Ndërsa, të premten parashikohet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të cilat në orët e mëngjesit pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori