LAJMI I FUNDIT:

Gjendja njerëzore

Gjendja njerëzore

Nga: Hannah Arendt

Po ta shikojmë lirinë me sytë e traditës duke e identifikuar atë me sovranitetin, prania e njëkohëshme e lirisë dhe e sovranitetit, e të qenit i aftë për të filluar diçka të re dhe i të mos qenit i aftë për të kontrolluar ose parashikuar pasojat e saj, duket thuajse sikur na detyron të arrijmë në përfundimin se ekzistenca njerëzore është absurde.


Duke marrë parasysh realitetin njerëzor dhe provat e tij materiale, në të vërtetë është po aq e rreme t’i mohosh lirisë njerëzore të veprojë, sepse vepruesi nuk mbetet kurrë zot i veprimeve të veta, sa ç’është të pohohet se sovraniteti njerëzor është i mundur për shkak të faktit të pakundërshtueshëm të lirisë njerëzore.

Atëherë, çështja që lind është nëse nocioni ynë se liria dhe josovraniteti përjashtojnë njëra-tjetrën në mënyrë të ndërsjellët mund të hidhet poshtë nga realiteti apo jo ose, për ta thënë ndryshe, nëse aftësia për të vepruar mbart apo jo në vetvete potenciale të caktuara që i mundësojnë t’u mbijetojë pengesave të josovranitetit.

Në trend Kultura

Më shumë
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Kulture
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
O GRUA

O GRUA

Poezi
Për Faik Konicën e njohur dhe të panjohur

Për Faik Konicën e njohur dhe të panjohur

Analiza
Surrealizmi

Surrealizmi

Kulture
Grave

Grave

Fjala+
Kalo në kategori