LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Qarkullimi në drejtimin rrugor A3 Prilep–Manastir–Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut që është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni ende rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.


LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjeteve, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan–Makedonska Kamenicë–Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje-Bukovë./Telegrafi/