LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur një person në kulmin e shtëpisë së tij në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në kulmin e shtëpisë së tij në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në Sharban të Prishtinës. Viktima është gjetur pa shenja jete në kulmin e shtëpisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30, njofton policia.


“Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë  trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/