LAJMI I FUNDIT:

Personi që u gjet i vdekur në Gjakovë është daullisti i njohur Behar Morina

Personi që u gjet i vdekur në Gjakovë është daullisti i njohur Behar Morina
Foto: Ilustrim

E plotësuar: Personi i cili është gjendur i vdekur të shtunën, mësohet se është daullisti i njohur nga Gjakova, Behar Morina.

Ai kishte përcjellë ndër vite orkestrinën e njohur gjakovare të Buxhovit që e shoqërojnë duetin e mirënjohur Doli-Jetishi.


“Jam i stepur, pa asnjë koment. Ende nuk po i dimë rrethanat. Nga të gjithë njerëzit që kam njohur gjatë jetës time, i fundit njeri që do thoja se do shkonte drejtë një akti të tillë është Behari. Nuk kam koment nuk e di çfarë ka ndodhur. Asnjë problem e asnjë telashe jetësore nuk e ka pasur, që e ka shprehur”, deklaroi për ‘Radio1’ këngëtari i njohur kosovar Shkëlzen Jetishi-Xeni.

I ndjeri, ka lënë prapa bashkëshorten dhe dy vajza.

Gjendet i varur në litar një 38 vjeçar në Gjakovë

Një 38 vjeçar është gjetur i varur në litar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë të Gjakovës, të dielën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe shërbimi mjekësor, me ç’rast edhe është konfirmuar vdekja e tij.

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare”, ka thënë Gjurkaj.

Lidhure rast është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori