Gjendet vajza e zhdukur

Burime të TV Arta bëjnë me dije Edisona Binishi, 12 vjeçarja që u raportua e zhdukur në orët e pasdites nga familja e saj, është gjetur “shëndosh e mirë”.
Burimet i kanë thënë televizionit se në trupin e saj “nuk janë vënë re shenja dhune”, mirëpo është vërejtur se “është e shqetësuar”, raporton Koha.net.
Sipas po të njëjtave burime, mësohet se Edisona gjatë kësaj kohe ka qenë në Prizren ku ka shkuar me autobus, ndërsa është kthyer me taksi deri tek shtëpia, taksi të cilin e ka paguar 5 euro. Arsyeja pse ka qenë në Prizren nuk është ende e qartë.
----------------------------------------------------------------------------
Familja Binishi, i falënderon të gjitha mediet-portalet, për dhënien e informatës dhe kontributin e tyre, për gjetjen e vajzës.
Gjetjen e vajzës, e ka konfirmuar familja dhe Policia e Kosovës. /Telegrafi/





















































