LAJMI I FUNDIT:

Gjendet vajza e zhdukur gjatë vikendit në Ferizaj, kishte dalë me vetëdëshirë nga shtëpia

Gjendet vajza e zhdukur gjatë vikendit në Ferizaj, kishte dalë me vetëdëshirë nga shtëpia

Polica e Kosovës në Ferizaj ka arritur të gjejë vajzën e raportuar nga familjarët e saj, gjatë vikendit, si të zhdukur.

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi ka treguar për KosovaPress se me datën 22.04.2018 një vajzë e mitur ishte raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj.


Rasti është evidentuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë.

Me të marrë lajmin njësitë patrulluese kanë dalë në qytet dhe e kanë gjetur vajzën në qendrën e  qytetit të Ferizajt.

Gashi nuk ka dhënë detaje se ku  saktësisht dhe në çfarë gjendje është gjetur vajza, mirëpo ka bërë të ditur se ajo ka deklaruar se ka dalë me dëshirën e saj nga shtëpia e prindërve.

“Është sjellur në stacionin policor, ku në prezencën e punëtorit nga qendra për punë sociale ka deklaruar se ka dalur vullnetarisht nga shtëpia dhe gjatë kësaj kohe ka qenë duke qëndruar nëpër qytetin e Ferizajt”, ka treguar ai.

“Pas përfundimit të deklaratës, e njëjta është marrë nga prindërit e saj dhe është kthyer në shtëpi”, ka thënë Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori