Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë sot rreth orës 18:30.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Telegrafin se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.


“Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi  mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Rugova.