LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një person i vdekur te Liqeni i Radoniqit

Gjendet një person i vdekur te Liqeni i Radoniqit

Një person pa shenja jete është gjetur sot në liqenin e Radoniqit në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.


“Mund të ju konfirmoj se është gjetur pa shenja jete një mashkull, akoma nuk dihet identiteti. Policia është në vendngjarje”, ka thënë ai.

Gjurkaj tha se detajet tjera rreth rastit do të bëhen të ditura më vonë. /Telegrafi/