Gjendet një granatë në qendër të Kukësit, qytetarët e alarmuar njoftojnë policinë

Një granatë ofensive është konstatuar mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 06:35 në Rrugën e Turizmit në qytetin e Kukësit.
Qytetarët e alarmuar kanë njoftuar policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë që po kryejnë veprimet e para procedurale për sigurimin e vendit dhe vlerësimin e rrethanave.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e origjinës së eksplozivit.
Ende nuk ka detaje nga ngjarja. /Euronews/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































