Një 11-vjeçar, i zhdukur që nga dita e hënë në zonën e Freskut në Tiranë, është gjetur këtë të martë në portin e Durrësit.

Lajmi është konfirmuar për Euronews.al nga mamaja e djalit e cila thotë se është njoftuar nga vëllai i saj për gjetjen e të miturit.


Kujtojmë që i mituri u pa për herë të fundit ditën e djeshme pranë shkollës “Androkli Kostallari” dhe, sipas informacionit paraprak, nuk është paraqitur në orët e mësimit.

Mamaja e tij bëri denoncim në Komisariati Nr. 1 Tiranë, ndërsa fotoja e djalit iu dorëzua policisë për identifikim.