LAJMI I FUNDIT:

Gjendet e vdekur e zhdukura e rajonit të Kërçovës

Gjendet e vdekur e zhdukura e rajonit të Kërçovës

Në rajonin e Kërçovës është gjetur trupi i vdekur i një gruaje 59 vjeçare nga fshati Strogomishtë i poshtëm, që ishte regjistruar si e zhdukur qysh në mars të këtij viti.

Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, A.O (43) nga Padalishta e Kërçovës, lajmëroi policinë se ka gjetur një trup njeriu të kalbur në afërsi të Berikovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Një prokuror publik dhe ekipi policor kanë kryer ekspertizë në vendin e gjetjes së kufomës. Më pastaj, trupi është dërguar në Spitalin e Shkupit, ku është kryer identifikimi i kufomës./Telegrafi/