LAJMI I FUNDIT:

Gjendet e djegur makina që përdor në atentatin e Vlorës, brenda saj edhe arma e krimit (Foto)

Gjendet e djegur makina që përdor në atentatin e Vlorës, brenda saj edhe arma e krimit (Foto)

Një makinë e  djegur është gjetur sot nga Policia në fshatin Kafaraj të Fierit, e cila dyshihet se u përdor nga autorët për atentatin në Vlorë ndaj Ferdinand Llanajt, 39 vjeç dhe Dritan Begës, 50 vjeç.

Makina është “BMW” dhe ka targa italiane, “EN 591 HG”. Nuk dihet ende pronësia e saj. Por, nga burime nga vendi i ngjarjes mësohet se brenda saj është gjetur edhe arma e krimit.


Atentat me armë zjarri në Vlorë, dy të plagosur (Video)
Lexo po ashtu Atentat me armë zjarri në Vlorë, dy të plagosur (Video)

Policia ka nisur hetimet dhe mbledhjen e provave.

Atentati ndodhi rreth orës 9: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti. Persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti “Mercedes Benz-i” me targa “VL 63 68 C”.

Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.