LAJMI I FUNDIT:

Gjenden maskat dhe armët e autorëve të vrasjes së ish-policit në Tiranë

Gjenden maskat dhe armët e autorëve të vrasjes së ish-policit në Tiranë

Personat që qëlluan mesditën e së mërkurës mbi Arben Bilalin nga makina e zezë me targa të huaja, kanë qenë të maskuar.

Dy maskat e tyre dhe armët e krimit, dy automatikë të modifikuar ishin lënë në makinën që policia gjeti të braktisur në një kodër në Mjull Bathore.

Në mjet janë gjetur shenja gishtash, që policia beson se janë të atentatorëve.


Makina me targa të huaja false rezulton të jetë vjedhur në Kosovë. Këto elemente, thonë për TV Klan burime pranë grupit hetimor, do të çojnë në zbulimin e atentatorëve të ish – efektivit të policisë.

Pamjet filmike kanë ndihmuar deri tani vetëm në rindërtimin e ngjarjes. Të gjitha provat janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të nevojshme dhe hetuesit po presin përgjigjen e të dhënave, përmes të cilave besohet se do të mund të zbardhet kjo ngjarje kriminale.

Publikohen pamjet e vrasjes të ish-policit Arben Bilali, autorët zbrazën kallashnikovin nga një 'Benz' në lëvizje (Video)
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e vrasjes të ish-policit Arben Bilali, autorët zbrazën kallashnikovin nga një 'Benz' në lëvizje (Video)

Me to ekspertët pritet të ndërtojnë profilin gjenetik të autorëve. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga departamenti i policisë kriminale, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Tiranës.

Vrasja ndodhi mesditën e 30 Janarit. Siç shihet nga filmimet, 50-vjeçari u qëllua sapo zbriti nga një mjet, disa metra larg banesës së tij.

Prokuroria ka dyshime se Bilali, të cilit i janë vrarë edhe dy vëllezër, të jetë ekzekutuar për motive hakmarrje. Kjo për shkak se familja Bilali ka patur konflikte që prej vitit 1991 me një familje në Tiranë dhe përplasja mes tyre ka sjellë viktima nga të dyja palët.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori