Një gjerman ka fituar 15.3 milionë euro në lotari, pasi zbuloi një biletë të harruar në xhepin e palltos së tij, gjashtë muaj pasi e kishte blerë atë.

Burri nga zona e Frankfurtit kishte harruar për biletën e tij.


Por, me motin që po bëhej i ftohtë, ai mori një xhaketë që nuk e kishte veshur që nga marsi - për të zbuluar biletën në xhep.

"Kur kontrollova numrat dhe pashë shumën fituese, u shokova plotësisht - për fat të mirë isha ulur, përndryshe do të më ishin lëshuar këmbët”, tha ai.

Kur e pyetën se çfarë kishte ndërmend të bënte me fitimet e tij, burri tha se së pari do të blinte një divan të ri për dhomën e ndenjes.

Përtej kësaj, ai dhe gruaja e tij po planifikonin ta përdornin pjesën më të madhe të parave për të siguruar jetesën për fëmijët e tyre. /Telegrafi/