LAJMI I FUNDIT:

Gjej punë ! Shpejtë dhe thjeshtë

Gjej punë ! Shpejtë dhe thjeshtë

Gjirafa.com ju ofron një mundësi të re dhe shumë më efektive për të gjetur një vend pune në Kosovë edhe në Shqipëri.

Në www.gjirafa.com tashmë janë të publikuara me qindra konkurse pune për pozita të ndryshme. Me një procedurë të thjeshtë kërkimi dhe me ndihmën e filterave ju mund të bëheni pjesë e këtyre konkurseve duke kontaktuar direkt me kompanitë që kërkojnë kandidatë për punë.


Nëse në këto konkurse ju nuk gjeni një punë që i përshtatet profilit dhe profesionit atëherë krijoni një rezyme dhe puna ju gjen juve ! Gjirafa.com ju mundëson që ju vetë të krijoni dhe publikoni rezymenë tuaj online duke ju sjell shumë më afër punëdhënësve potencial. Kjo formë e gjetjes së punës përdoret masivisht dhe me shumë sukses në botë, ndërkaq Gjirafa.com e sjell për herë të parë në gjuhën shqipe. Shumë kompani serioze në Kosovë dhe Shqipëri tashmë përdorin këtë shërbim të gjirafa.com gjatë rekrutimit të stafit të ri.

Krijimi i rezymesë është falas dhe ju mund të aplikoni më shumë se një herë. Për çdo paqartësi, keni stafin e Gjirafës të gatshëm t’iu asistoj në secilin hap të krijimit të rezymesë. Krejt çka duhet të bëni është të hyni në faqen www.gjirafa.com të klikoni në ‘Kërko Punë’ dhe të zgjedhni opsionin ‘Krijo Rezymenë’.

Gjirafa.com është makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në gjuhën shqipe, e cila i ofron përdoruesve të saj gjetjen e informatave shqip nga i tërë interneti. Përdoruesit kanë mundësi të kërkojnë në më shumë se 160 milion ueb faqe shqip si dhe të kenë qasje në më shumë se 10.000 lajme ditore nga të gjitha portalet në gjuhën shqipe. Gjirafa.com ndër të tjera ofron edhe oraret e autobusëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, si dhe parashikimin e motit për qytetet kryesore. /Telegrafi/

m1

m2

m3

m4