LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vizitës së ambasadorit Delawie: Dukagjini prezanton studion më të bukur televizive në rajon

Gjatë vizitës së ambasadorit Delawie: Dukagjini prezanton studion më të bukur televizive në rajon

RTV Dukagjini prezanton sonte para publikut studion më të madhe dhe më të bukur televizive në rajon.

Studio në të cilën është zhvilluar intervista me ambasadorin amerikan Greg Delawie gjatë vizitës së tij në Dukagjini, është befasia e radhës që TV Dukagjini sjell pas zhvillimit të hovshëm teknologjike dhe me studio që ka ndodhur me këtë media.


Dukagjini është themeluar në vitin 2001 dhe njihet për programet politike,arsimore, sociale dhe argëtuese si në televizion gjithashtu edhe radio.

Në saje të punës këmbëngulëse dhe të palodhshme të stafit, Dukagjini ka zgjeruar vazhdimisht gamën e prodhimeve dhe të shërbimeve cilësore, e në të njëjtën kohë ka fituar besnikërinë e audiencës duke u bërë kështu një prej radio-televizioneve më të ndjekura shqipfolëse.

Dukagjini numëron me qindra të punësuar dhe paraqet një hallkë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ndërsa për vite me radhë Radio Dukagjini ka qenë dhe vazhdon të jetë radio më e dëgjuar dhe numër një në Kosovë.

Për RTV Dukagjinin, një ambient i mirë i punës ka shumë rëndësi për mbajtjen e punonjësve të lumtur dhe të motivuar. Kjo për arsye se një mjedis i mirë pune ndihmon për të reflektuar mbi idetë, për të nxitur kreativitetin dhe për të inkurajuar komunikimin e hapur mes punonjësve.

Së fundmi RTV Dukagjini ka kaluar në një hapësirë të re pune, nga një studio me 20 metra katrorë tani gjenden në një objekt shumë atraktiv e me standarde të larta me rreth 2000 metra katrorë. Këto ndryshime qëllim kryesor kanë informimin sa më profesional të publikut dhe nevoja ka lindur nga zgjerimi i stafit, prodhimeve dhe shërbimeve të Dukagjinit.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori