LAJMI I FUNDIT:

Gjatë vitit 2019 janë kryer 1640 stentime në QKUK

Gjatë vitit 2019 janë kryer 1640 stentime në QKUK

Rifat Rama, 46 vjeç, me durim po kalon dhimbjet e një ndërhyrjeje të shpejtë në zemër, të domosdoshme për t’ia shpëtuar jetën.

Menjëherë pasi është pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mjekët i kanë vendosur dy stenta që t’ia normalizojnë gjendjen zemrës së tij të rënduar.


“Po ndihem më mirë, më mirë jam, i falënderoj mjekët. Dhimbje kam shumë pak. Kisha dhimbje gjoksi me zihej fryma derisa ecja. Rrija në shpi i shtrirë, nuk mund të ecja. Tash, ta shohim, me emër të Allahut, ishalla nuk kam dhimbje ma. I falënderoj mjekët, mos mbetshim pa ta, po qaj se shumë më këqyrin mirë”, tha ai, raporton KP.

Sipas QKUK-së, nga 5 shkurti deri në dhjetor të vitit 2018, kardiologët kanë bërë 1640 stentime për 1376 pacientë dhe janë kryer mbi 2500 koronarografi.

Në vitin 2017, ndërkaq,  janë vendosur 768 stenta për 651 pacientë, gjersa janë realizuar 1114 koronarografi.

Vendimi për shërbim 24 orësh në Klinikën e Kradiologjisë Invazive dhe Kardiokirurgjisë, i marrë nga SHSKUK dhe Ministria e Shëndetësisë, hoqi listën e pritjes për stentim dhe u shpëtoi qytetarëve 12 milionë euro.

Derën hapur për një intervenim në zemër, pa pritur gjatë, e ka gjetur edhe Bajram Tahiri nga Vushtrria.

Ai është operuar të hënën, një orë pasi është pranuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Në vitin 2017 kishte vetëm 128 raste të intervenimeve të këtij lloji.

Këtë vit do të fillojë punën salla e re në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive dhe Angiografi, i cili do ta largojë listën e pritjes për koronarografi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori