LAJMI I FUNDIT:

Gjatë presidencës bullgare, Shqipëria do çelë negociatat me BE

Gjatë presidencës bullgare, Shqipëria do çelë negociatat me BE

Pesidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur në një takim Zëvendëspresidenten e Bullgarisë Iliana Iotova, me të cilën ka biseduar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e Iotovas në Shqipëri dhe, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe historike, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.


Duke e konsideruar procesin e integrimit evropian një forcë të fuqishme nxitëse për reformat e gjithanshme në vend, Presidenti Meta, shprehu besimin se gjatë Presidencës së ardhshme bullgare të BE-së, Shqipëria do të mund të çelë negociatat e anëtarësimit.

Gjithashtu Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një vëmendjeje më të madhe nga të dy vendet për rivitalizimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, veçanërisht në kuadrin e ndërlidhjes energjetike dhe të Korridorit të 8-të multimodal.

Iotova e siguroi Presidentin Meta se, Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një vëmendje të veçantë gjatë Presidencës bullgare, për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen e BE-së ndaj këtij rajoni dhe procesit të zgjerimit.

“Në radhë të parë, është kënaqësi që u takova me Zëvendëspresidenten e Bullgarisë, sepse Bullgaria përfaqëson një vend mik tradicional historik të provuar në disa kohëra. Dhe natyrisht që jemi shumë të gëzuar që Bullgaria do marrë Presidencën e Bashkimit Evropian. Kjo është mjaft pozitive për Shqipërinë dhe për Ballkanin në përgjithësi, sepse Bullgaria është një vend anëtar i Bashkimit Evropian prej kohësh, por është edhe një vend që e njeh Ballkanin dhe i ka parë eksperiencat tona në të kaluarën.

Besojmë që Bullgaria gjatë presidencës së saj të Bashkimin Evropian do të bëjë më të mirën për të promovuar axhendën evropiane të vendeve tona.

Parlamenti shqiptar tashmë ka miratuar legjislacion të ri lidhur me pakicat, ku gjejnë reflektim edhe disa nga shqetësimet e ngritura në të kaluarën nga autoritetet e Bullgarisë. Është një legjislacion që tregon për vullnetin e Shqipërisë për të qenë një vend i hapur, një vend tolerant, një vend evropian. Edhe shpresojmë që është një hap pozitiv përpara në këtë drejtim”, u shpreh Presidenti Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori