Java e tretë që po përballen me acarin dhe erërat e Antarktikut.

Mrika dhe babai i saj, Arianit Nikqi, pas pushtimit me sukses të majës më të lartë të kontinentit të akullt Mount Vinson 4892 lmb, së bashku me ekipin e ekspeditës CTSS , pas ecjeve të gjata dhe duke u përplasur me motin ekstrem, arritën në kampin kryesor.


48393973 1456546434476468 7355916992378830848 n  1

Edhe pse në kampin bazë do të duhej të qëndronin një apo dy ditë, moti nuk ishte në favor të tyre që të merrnin dritën e gjelbër për të fluturuar drejt Union Glacier.

"Ne jemi në mes të një prej vonesave më të gjata në Antarktikut që nga lëvizja e kampit në Union Glacier. Është një lloj i pashembullt vonimi i këtij viti", shkruan ndër të tjerash në njoftimin e "Mountain Professionals".

Burimet e Telegrafit thonë se dyshja shqiptare vazhdojnë të qëndrojnë në kamp duke rezistuar dhe u përballur me natyrën e këtij kontinenti.

Megjithatë, në rast se mos përmirësimit të motit, dyshja pritet të evakuohet me aeroplan dhe më pas të rikthehen në Kosovë.

Baba e bijë kujtojmë se gjatë javës së kaluar kishin pushtuar majën më të lartë të Antraktikut, ku nuk mungoi edhe ngritja e flamurit kombëtar shqiptar si dhe shtetëror të Kosovës.

Telegrafi do t'iu mbaj të informuar gjatë ditëve në vijim rreth detaje të reja të alpinistëve shqiptarë. /Telegrafi/

telegrafi sport app