Gjatë hetimit për dhunë në familje policia i gjen armë dhe municion – arrestohet i dyshuari në Gjilan

Një person është arrestuar të hënën në Gjilan. Policia ka njoftuar se gjatë hetimit të një rasti tjetër të dhunës në familje tek i dyshuari në brezin e tij kanë gjetur një armë pistolete e tipit KEL-TEC të kalibrit 9mm me një karikator dhe 10 fishekë.
“Me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë e tipit AK-47 së bashku me dy karikator dhe 109 fishekë të kalibri 7.62mm dhe 25 fishekë të kalibrit 9mm”, ka njoftuar policia.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedimi i pa autorizuar i armeve’’. /Telegrafi/



















































