Fotografi i agjencisë Magnum,  Carl De Keyzer, është një ndër të paktët që ka pasë qasje për të lëvizur anembanë Koresë së Veriut.

Mijëra perëndimorë e vizitojnë shtetin më të izoluar të botës, përmes grupeve të organizuara, nën rregullat strikte se ku mund të shkojnë e çka të fotografojnë. Fotografët profesionistë nuk lejohen të jenë pjesë e këtyre udhëtimeve. Ndaj, rasti i De Keyzerit është përjashtim i rrallë. Ai madje ia ka dalë të vizitojë më shumë se 200 lokacione, brenda 60 ditëve, në çdo provincë të shtetit.

Pamjet që ka realizuar ai në këtë udhëtim, mund t’i shihni: KËTU. /Telegrafi/