Një pikturë e vitit 1922 nga Piet Mondriani, e sfidoi historinë e artit duke përcaktuar një epokë të re, shkruan Deborah Nicholls-Lee për BBC. Pjesë të shkrimit të saj, Telegrafi sjell si më poshtë.
Gjashtë rreshta dhe pesë ngjyra ishin gjithçka që iu nevojit ta bënte një kryevepër. Në vitin 1922, misioni modernist duket se përfundoi. Në “Kompozicioni me të kaltrën, të verdhën, të kuqen, të zezën dhe të hirtën” të Piet Mondrianit mbizotërojnë vetëm ngjyrat kryesore.
Në të njëjtin vit, piktori holandez u largua nga studioja e vet për në Paris, për ta festuar ditëlindjen e 50-të pas një retrospektive të punës së tij në Muzeun Stedelijk të Amsterdamit. Sot, një shekull më vonë, “Kompozicioni” me 56 dhe 63 centimetra është përherë i ekspozuar në bodrumin e muzeut.
Maurice Rummens, studiues në Muzeun Stedelijk, e përshkruan pikturën si “një nga majat e shtizave” të koleksionit të muzeut.
“Vijat vertikale dhe horizontale janë shprehja e dy forcave kundërshtare”, shpjegoi Mondriani në një ese të vitit 1937. “Ekzistojnë kudo dhe dominojnë gjithçka; veprimi i tyre reciprok e përbën jetën”.
Mondriani synonte kombinimin e ngjyrave kryesore dhe të modeleve të guximshme gjeometrike për ta përcjellur lidhjen normale të natyrës, në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme. Në një letër drejtuar artistit tjetër holandez, Theo Van Doesburg, në vitin 1915, ai ka shkruar: “Gjithmonë e kufizoj veten në shprehjen e të përjetshmes (më afër shpirtit) dhe e bëj këtë në format më të thjeshta të jashtme, në mënyrë që të jem në gjendje të shpreh kuptimin e brendshëm, sa më lehtë të jetë e mundur.”
“Mondriani ishte pionier, në kuptimin se sa shumë radikal ishte, si dhe në përqendrimin e tij në thelbin e imazhit”, thotë kuratori Ulf Küster. “Minimalizmi është i paimagjinueshëm pa Mondrianin. Ishte një nga të parët që e bëri këtë … Nëse e shihni modernen si diçka që thyen të gjitha traditat dhe përcakton gjithçka të re, atëherë pikturat e Mondrianit të viteve 1920 janë shumë, shumë moderne”.
Puna revolucionare zbulohet në veprat e mëparshme të Mondrianit. Interesimi i artistit për rrjetat, linjat e theksuara dhe kompozicionet me kënde të drejtë mund të shihen në peizazhet ku trungjet e pemëve prenë horizontin (1902/3) ose në studimet e shumta që i bëri më 1905.
Deri në vitin 1922, Mondriani i kishte adoptuar parimet e neoplasticizmit, një lëvizje arti e njohur gjithashtu si De Stijl, që përfshinte Mondrianin, Van Doesburgin, Gerrit Rietveldin dhe Bart van der Leckun mes anëtarëve kryesorë, dhe që i mbrojti kompozicionet e pastra, reduktuese e që ishin në mënyrë të përsosur të balancuara. Mondriani nuk e miratoi përdorimin e sfondit dhe të planit të parë nga Van der Lecku dhe e kundërshtoi përdorimin e diagonales nga po ai – një vendosmëri kjo për të çuar para estetikën dhe rrugën e imazheve ikonike për të cilat njihet sot.
Këndet e drejta, këmbëngulte ai, duhet të qëndrojnë drejt; dhe ngjyrat tani duhet të jenë primare, duke i dhënë përparësi të bardhës.
Thjeshtësia e veprës tregon krijimin e ngadaltë dhe të mundimshëm. Pjesa më e madhe e ditës së punës së Mondrianit kaloi duke pritur dhe shikuar, duke i ngulur sytë në kanavace ose duke ecur nëpër studio. “Jam duke e kërkuar harmoninë e duhur të ritmit dhe proporcionin e pandryshueshëm”, i shkroi ai Van Doesburgut, më 1919. “Nuk mund t’ju them se sa e vështirë është”.
Për Mondrian, ekuilibri nuk nënkuptonte përsosmërinë; ndjesia pas veprës ishte gjithashtu e rëndësishme.
“Nuk është aspak e vërtetë se ishte i izoluar”, thotë kuratorja Caro Verbeek. “Ishte person shumë karizmatik … Kishte sens humori, i pëlqente të shoqërohej me njerëz. I donte gratë dhe gratë e donin atë”.
Rrethi i miqve të Mondrianit përfshinte balerinën, këngëtaren dhe aktoren Josephine Baker, të cilën e shihte si shpirt të afërm. E mbushi studion me tingujt e xhazit dhe u zhyt në jetën kulturore dhe intelektuale të Parisit, duke shkuar në kinema, duke marrë mësime vallëzimi dhe duke ndjekur koncerte.
Kjo dashuri për muzikën na sjell në mendje një dimension të anashkaluar në pikturat e Mondrianit, meqë pozicionimi i ngjyrave përsërit rrahjet dhe hapat e vallëzimit që Mondriani i dinte mirë, me zonat e zeza, të bardha dhe të hirta që tregojnë jo shumë tone ose zhurmë.
“Mondriani mund të dëgjonte, të kërcente dhe ta vizualizonte neoplasticizmin”, thotë Verbeek. “Të gjitha pikturat e tij neoplastike ishin shumë muzikore”.
“Ajo që më pëlqen te ‘Kompozicioni …’ është se e ndryshon ndjenjën tuaj të vertikales dhe të horizontales. Nuk është se vetëm që ju i lëvizni sytë, por e gjithë mendësia juaj ndryshon … në të njëjtin plan”, thotë Verbeek. “Kështu duhet ta shikoni një Mondrian. Jo si një foto që skanoni, por si një ndryshim në drejtim, në lëvizje, në ritëm, në hap”.
Në Muzeun Stedelijk ku një shekull më parë Mondrian ngriti dolli me miqtë, kryevepra e vitit 1922 qëndron e pafajshme, me katrorin e bardhë qendror bosh që shikon vizitorët kalimtarë, duke e drejtuar vështrimin e tyre në një udhëtim të përhershëm brenda dhe rreth tij. A është vepra model, pikturë, dizajn apo vallëzim?
Për ata që e dinë, ka muzikë brenda, por shumica shikojnë me kureshtje. Ngjyrat duket se ikin nga korniza dhe linjat e papërfunduara të rrjetit vazhdojnë të të ngacmojnë. “Mendoj se thjesht donte ta mbante imazhin sa më të hapur të ishte e mundur”, mendon Ulf Küster. “Të gjithë artistët e mirë shtrojnë më shumë pyetje sesa japin përgjigje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
ASHIK QERIBI
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
Piro Milkani në një rrëfim për jetën: “E pabesueshme, por e vërtetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme