Nëse ndiheni të stresuar, me siguri do të filloni të vini re se muskujt tensionohen, frymëmarrja bëhet e rëndë dhe zemra pulson më shpejt
Të gjitha këto janë shenja që tregojnë se trupi ka qenë nën presion dhe tension, gjë që ndikon gjithashtu në gjendjen shpirtërore dhe shëndetin tuaj.
Megjithatë, ekzistojnë disa teknika të thjeshta, por efektive të relaksimit që mund të lehtësojnë këto simptoma dhe ta bëjnë ditën tuaj më të bukur.
1. Relaksimi i muskujve
Teknikat progresive të relaksimit të muskujve do t’ju ndihmojnë të përballeni me stresin, por edhe me dhimbje kronike, pagjumësi dhe ankth.
Ky ushtrim është i përqendruar në shtrëngimin e grupeve specifike të muskujve në të njëjtën kohë (këmbët, stomakun, etj.).
– Shtrëngoni një grup muskujsh (filloni me pjesën e poshtme të këmbëve) për 5-10 sekonda. Pastaj lironi të gjithë tensionin.
– Tani bëni pauzë për 10-20 sekonda për t’u çlodhur dhe vazhdoni me grupin tjetër (kofshët, vithet dhe të pasmet, stomakun, shpinën, gjoksin, fytyrën, zonën rreth gojës dhe pjesën e pasme të qafës, syve dhe hundës, ballit, shpatullat, krahët dhe duart).
– Kur lëshoni tensionin, është mirë të përqendroheni në ndryshimet që ndjeni në atë moment. Vizualizimi ka një efekt më të madh në procesin e lehtësimit të stresit.
2. Frymëmarrja alternative me hundë
Kjo metodë frymëmarrjeje duhet të bëhet para një praktike yoga ose meditimi. Sidoqoftë, mund të bëhet edhe nëse nuk planifikoni të meditoni ose të bëni joga.
Kjo do të qetësojë mendjen tuaj, do t’ju ndihmojë me ankthin.
Ja se si ta bëni:
– Uluni në një pozitë të rehatshme. Vendoseni dorën e majtë në gjurin e majtë.
– Përgatitni dorën e djathtë dhe nxirrni frymë plotësisht. Tani, mbyllni vrimën e hundës së djathtë me gishtin e djathtë, ndërkohë që gishti i unazës dhe gishti i vogël duhet të shtrihen, ndërsa të tjerët të futen brenda.
Tani merrni frymë me vrmën e majtë të hundës, pastaj mbylleni me gishtin e unazës. Hapni hundën e djathtë dhe nxirrni frymë.
Një seancë përbëhet nga 3 frymëmarrje, por duhet ta përfundoni duke e nxjerrë frymën nga vrima e majtë e hundës.
Bëjeni këtë për 5 minuta.
3. Përdorni shqisat tuaja
Kjo teknikë nuk kërkon ndonjë rutinë specifike. Ju mund t’i përdorni ndjesitë për të ulur nivelin e stresit. Në një moment stresi, nëse nuk mund të përqendroheni ttek gjërat pozitive, ndryshoni sfondin në telefonin tuaj, varni disa fotografi në mure ose frigorifer, etj.
Ja çfarë mund të bëni me shqisat tuaja:
Shikimi: shikoni një fotografi me miqtë dhe ose familjen tuaj, një ku keni kaluar një kohë të mirë ose shijoni pamjen e natyrës, shikoni një lule, ose madje edhe vizualizoni.
Nuhatja
: provoni vajra të ndryshëm dhe ndizni disa qirinj me aromën tuaj të preferuar. Hidhni parfumin tuaj të preferuar dhe / ose provoni të dilni jashtë për të marrë frymë në ajër të pastër.
Prekja: mbani një kafshë në shtëpi, përkëdhelni një mace ose qen, përqafohuni, mbulohuni me një batanije të butë dhe madje vishni rroba që ju bëjnë të ndiheni rehat.
Shija: është koha të gatuani gjellën tuaj të preferuar dhe ta shijoni, hani disa fruta ose pini diçka freskuese.
Dëgjimi: ndizni këngën tuaj të preferuar, këndoni, apo edhe vallëzoni.
4. Numëroni frymëmarrjet
Kjo ju ndihmon në uljen e stresit, në menaxhimin e dëshirës për të ngrënë ushqim, në uljen e ankthit, kontrollimin e zemërimit dhe të flini më mirë gjatë natës.
Është një praktikë e thjeshtë që mund ta bëni kudo, në çdo kohë. Ja si ta bëni:
– Përqendrohuni tek frymëmarrja.
– Së pari, zbrazni mushkëritë.
– Merrni frymë ngadalë dhe qetësisht për 4 sekonda.
– Tani mbajeni frymën për 7 sekonda.
– Nxirreni për 8 sekonda.
– Përsëriteni 4 herë
5. Frymëmarrja abdominale
Edhe nëse nuk e vini re, diafragma luan një rol jetësor në frymëmarrjen tuaj. Kur ta mësoni se si ta bëni këtë do të jeni në gjendje të thithni më shumë ajër dhe do të ndiheni të relaksuar.
Bëjeni këtë disa herë në ditë për 5-10 minuta, veçanërisht kur ndiheni të stresuar:
– Zgjidhni një pozicion të rehatshëm.
– Vendosni njërin krah mbi gjoksin tuaj dhe tjetrin në bark, poshtë kafazit të kraharorit.
– Merrni frymë ngadalë me hundë dhe lëreni ajrin të hyjë deri poshtë në bark.
– Shtrëngoni muskujt e barkut dhe nxirrni frymë ndërkohë që barku futet brenda, në pozicionin e tij fillestar, shkruan Class
6. Teknika e përqendrimit të syve
Me vetëm disa hapa të thjeshtë, ju mund të qetësoheni menjëherë.
– Ngrijeni krahun lart përpara jush.
– Së pari, përqendrohuni tek gishti i madh dhe më pas përqendrohuni në majën e hundës.
– Mund të shtoni edhe një pikë të tretë.
– Bëjeni këtë për 5 minuta.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje