Mbajtja e niveleve optimale të estrogjenit në trup është thelbësore për një trup dhe mendje të shëndetshme

Estrogjeni është një hormon femëror që luan një rol të rëndësishëm në funksionin riprodhues të një femre, ndikon në menopauzë, mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.


Me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, ne mund të ndikojmë në estrogjen, transmeton Telegrafi.

Përfshini në dietën tuaj:

fda58267d88c41c8704cd70f57dcc6ae0ce45a29 30ac2c50d02768d5ea52fd45f670e896bd3acca2 articlemain

1. Avokado

Avokado njihet në të gjithë botën si një superushqim. Përmban shumë vitamina (B5, B6, E, K, C) dhe zink. Hani gjysmë avokado në ditë për të pasur lëkurë të më të shkëlqyeshme.

2. Perime jeshile

Perimet jeshile si brokoli dhe spinaqi janë një thesar i vërtetë i shëndetit që ekuilibron hormonet. Janë të pasura me antioksidantë, hekur, kalium dhe zink.

3. Arra

Arrat, si dhe bajamet dhe lajthitë janë të pasura me acide yndyrore omega 3, antioksidantë dhe proteina. Rregullojnë nivelin e estrogjenit në trup dhe duhen ngrënë çdo ditë. Ato kanë një efekt të dobishëm në ndryshimet e humorit të shkaktuara nga çekuilibri hormonal.

4. Vezët

Hani deri në 3 vezë në ditë. Ky superushqim do t'ju ndihmojë të keni lëkurë më të bukur dhe hormone të ekuilibruara.

5. Perimet pranverore

Këto perime përfshijnë angjinare, shparguj dhe kopër. Ato janë të shkëlqyera për imunitetin dhe duhen ngrënë sa më shpesh të jetë e mundur.

6. Frutat

Lista do të ishte e paplotë pa fruta të pasura me vitaminë C, sidomos domate. /Telegrafi/