LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë tërmete goditën Kaliforninë Jugore në një javë. A do të thotë kjo se një tërmet “i madh” është në ardhje?

Gjashtë tërmete goditën Kaliforninë Jugore në një javë. A do të thotë kjo se një tërmet “i madh” është në ardhje?

Ditët e fundit, Kalifornia Jugore ka përjetuar tërmete pas tjetrit. Nje 3.6 shkallë në Ojai më 31 maj. Dy të një madhësie të ngjashme në zonën Lindore të Los Anxhelosit të El Sereno. Tre tërmete të tjera pranë plazhit të Newport dhe Costa Mesa.

Ndërsa këto tërmete ishin shumë më të dobëta se lëkundjet historike si tërmeti 6.7 shkallë i Northridge i vitit 1994, i cili shkaktoi rreth 20 miliardë dollarë dëme dhe vrau mbi 57 njerëz, a paralajmërojnë ata ardhjen e të ashtuquajturit tëmeti Big One apo “i madhi”?

Tërmete të mëdha ndodhin çdo 180 vjet ose më shumë, dhe San Andreas nuk ka pasur një tërmet shumë të fuqishëm që nga viti 1906.


Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve vlerëson se ka një shans 60 për qind që të shkaktojë një lëkundje 6.7 ose më shumë në zonën e Los Anxhelosit në 30 vitet e ardhshme.

Një shqetësim edhe më i madh është Zona e Subduksionit Cascadia, e cila shtrihet nga Kalifornia Veriore në Kolumbinë Britanike, Kanada, shkruan yahoonews, transmeton Telegrafi.

Pra, a janë tërmetet e fundit një ogur i keq i diçkaje më të madhe?

Shkencëtarët argumentojnë se në vend që të përqendrohen vetëm në tërmetet më të mëdha sipas magnitudës, konsiderata kryesore është se sa dëm mund t’u bëjnë zonave me vendbanim të dendur.

“Për fat të keq, parashikimi i tërmeteve mbetet një përpjekje jashtëzakonisht sfiduese”, sipas faqes së internetit të Zyrës së Shërbimeve të Emergjencave të Guvernatorit të Kalifornisë.

“Ndërsa shkencëtarët mund të monitorojnë linjat e thyerjes dhe të zbulojnë modelet e aktivitetit sizmik, ata nuk mund të parashikojnë tërmetet e sakta me besueshmëri”.

Në vend të kësaj, shkencëtarët merren më shumë me fushën e probabilitetit afatgjatë, gjë që mund të informojë se çfarë mund të bëjnë zonat me rrezik të lartë për t’u përgatitur për ditën kur të arrijë një tërmet i madh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Evropa
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?

Amerika
Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos

Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos

Amerika
Sondazh i ri: Trump kurrë nuk ka qenë kaq popullor

Sondazh i ri: Trump kurrë nuk ka qenë kaq popullor

Amerika
SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA

Amerika
Kalo në kategori