LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë shtete mund të vendosin për zgjedhjet presidenciale amerikane

Gjashtë shtete mund të vendosin për zgjedhjet presidenciale amerikane

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të katër vjet më parë në SHBA, ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e sondazheve si kurrë më parë.

Demokrati Joe Biden vetëm nëntë ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit kryeson sondazhet kombëtare me nëntë për qind para presidentit republikan, Trump, sipas ueb-faqes RealClearPolitics, raporton cnbc.


Por kandidatët fitojnë garën për Shtëpinë e Bardhë përmes Kolegjit Zgjedhor, jo bazuar në votat e fituara nga votuesit. Trump fitoi më pak vota sesa Hillary Clinton në vitin 2016, por fitoi në mjaft shtete për të fituar votat elektorale të nevojshme për t’u bërë president.

Këtë vit, gjashtë shtete federale janë kryesore për të fituar Shtëpinë e Bardhë – Florida, Karolina e Veriut, Arizona, Wisconsin, Pensilvania dhe Michigan, transmeton Telegrafi.

Sondazhet në prag të zgjedhjeve të mëparshme parashikuan me saktësi një avantazh të lehtë kombëtar për Clinton, por “zonat ku sondazhet shkuan keq ishin disa shtete të pavendosme”, të cilat Trumpi i fitoi përfundimisht, tha Chris Jackson i Ipsos për AFP.

Njerëzit e bardhë pa një diplomë kolegji që votuan për Trumpin ishin të nënpërfaqësuar në sondazhet, shtoi Jackson.

Shumica e kompanive që vëzhgojnë opinionin publik kanë ndryshuar metodologjinë e tyre për të parandaluar të njëjtin gabim. Shtetet kryesore janë vëzhguar më afër dhe më shpesh sesa katër vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori