LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë gola të realizuar, penallti e kartonë të kuq – Ballkani dhe Gjilani ndajnë pikët pas një ndeshje spektakolare

Gjashtë gola të realizuar, penallti e kartonë të kuq – Ballkani dhe Gjilani ndajnë pikët pas një ndeshje spektakolare

Ballkani dhe Gjilani kanë barazuar në kuadër të xhiros së 11-të me rezultat 3-3 në një ndeshje spektakolare.

Ballkani e nisi mirë ndeshjen dhe vetëm pas pesë minutave kaloi në epërsi 1-0.

Lindon Emërllahu goditi bukur nga distanca dhe arriti të gjente golin pas një intervenimi jo aq të mirë të portierit Kenan Haxhihamza.


Gjilani u hodh me të gjitha forcat në sulm dhe 10 minuta më vonë barazoi rezultatin në 1-1 me ARmend Thaqin që shënoi gol fantastik nga distanca.

Kuqebardhët përmbysën gjithçka pesë minuta para fundit të pjesës së parë, kur Senad Jarovic asistoi bukur te Edi Basa i cili shënoi njëgol të bukur me kokë për 1-2.

Me epërsinë minimale të Gjilanit 1-2 u mbyllen edhe 45 minutat e pjesës së parë.

Ballkani u hodh në sulm me të gjitha forcat në pjesën e dytë, derisa kur kaluan një orë lojë erdhi edhe goli i barazimit.

Sunday Adetunji asistoi te Giovanni Ribeiro i cili shënoi nga distanca për të barazuar shifrat në 2-2.

Vendasit fituan penallti në minutën e 80-të, derisa nga pika e bardhë Bernard Karrica realizoi për 3-2.

Por drama në stadiumin e qytetit në Suharekë nuk përfundoi, pasi në minutën e 87-të Elmando Gjini i fundit ndaloi Senad Jarovicin dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 93-të, Gjilani fitoi penallti ku patën rast të artë për të barazuar. Armend Thaqi goditi nga pika e bardhë, goditja e tij u prit nga Enea Koliçi.

Megjithatë topi shkoi te Senad Jarovic i cili goditi shtyllën dhe nga topi i rikthyer përfitoi Armend Thaqi që shënoi nga afërsia për 3-3.

Deri në fund gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 3-3 me dy skuadrat që morën nga një pikë.

Ballkani vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 19 pikë, derisa Gjilani kalon në pozitën e shtatë me gjashtë pikë më pak. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori