LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë emra të njohur dhe gjashtë teori konspirative që njerëzit vazhdojnë t’i besojnë si të vërteta

Gjashtë emra të njohur dhe gjashtë teori konspirative që njerëzit vazhdojnë t’i besojnë si të vërteta

Shumë teori të konspiracionit na kanë ndjekur ndër vite. Çdo herë njerëzit përpiqen t’i shikojnë individët dhe ngjarjet, qofshin historike, nga perspektiva e tyre. Bright Side ka zgjedhur disa shembuj të tillë.

1. WILLIAM SHAKESPEARE. A KA EKZISTUAR APO JO? KJO ËSHTË ÇËSHTJA


Në të gjithë botën ka njerëz që janë shumë skeptikë për William Shakespearen. A ka ekzistuar ai? Le të supozojmë se ekzistoi. Por, a mund t’i ketë shkruar të gjitha veprat e tij pa arsimim të mirë (sepse ai nuk erdhi nga një familje fisnike)?

Në filmin ‘Anonim’, të publikuar në vitin 2011, Shakespeare u shfaq si një aktor mesatar, i cili mori meritat për të gjitha veprat që shkroi Edward de Vere. Natyrisht, ekspertët nuk pajtohen plotësisht me këtë pikëpamje. Megjithatë, ky version i ngjarjeve ka ekzistuar për më shumë se 100 vjet dhe konsiderohet të jetë një nga ato më të njohurat.

2. HITLERI VDIQ NGA PLEQËRIA NË VITIN 1984

Siç e dini, më 30 prill 1945, Adolf Hitleri kreu vetëvrasje në bunkerin e tij nëntokësor. Trupi i tij u gjet dhe u identifikua. Por, gjërat nuk janë kaq të thjeshta.

FBI ka deklasifikuar dokumentet që pretendojnë se Hitleri gëzonte një jetë të qetë dhe paqësore shumë kohë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Së pari thuhet se ai u fsheh në Argjentinë dhe më pas u zhvendos në Brazil. Sipas këtij versioni, ai shkoi atje për një arsye: Ai kishte një hartë me një vend të shënuar që çoi në një thesar.

Për t’u fshehur, Hitleri ndryshoi emrin e tij në Adolf Leipzig dhe kishte një marrëdhënie me një grua të zezë, emri i së cilës ishte Cutinga.

3. PJETRI I MADH U ZËVENDËSUA…

Pjetri nuk ishte real! Legjenda rreth “carit të rremë” filloi të përhapet pasi u kthye nga Evropa për shkak të reformave që bëri: rruajtja e mjekrës, futja e rrobave të huaja, duhani… Njerëzit ishin të shqetësuar për këtë evropianizim. Përveç kësaj, shumë njerëz vënë re disa ndryshime në paraqitjen e Pjetrit të I-të: ai u bë i vjetër dhe më i gjatë! Ai gjithashtu i dërgoi të gjithë të afërmit e tij në një manastir. Me sa duket, ai nuk donte që ata të zbulonin të vërtetën.

Konspirologët pohojnë gjithashtu se Pjetri ndaloi të shijonte të gjitha traditat ruse dhe madje harroi të shkruante siç duhet në gjuhën e tij amtare.

Sipas kësaj teorie, cari i vërtetë u arrestua dhe u mbajt në një kështjellë. Sipas njërit prej versioneve, ai ishte “Njeriu në maskën e hekurit” (i burgosuri anonim në Bastijë të Francës, që u mbajtë ashtu për 34 vite).

4. JIM MORRISON ORGANIZOI VDEKJEN E TIJ DHE SHKOI NË “PUSHIME”

Jim Morrison, kreu i “The Doors” dhe një nga këngëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave sipas revistës ‘Rolling Stone’, vdiq në vitin 1971, nga zemra. Ai ishte i ri, vetëm 27 vjeç.

Megjithatë, i vetmi person që e pa trupin e tij të vdekur ishte e dashura e tij, Pamela Courson. Kjo bëri që njerëzit e tjerë të dyshonin faktin e vdekjes së këngëtarit. Ka një legjendë që thotë se Morrison ka falsifikuar vdekjen e tij. Sipas asaj që ka shkruar Raymond Manzarek (organisti i “The Doors”) në librin “Poeti në ekzil”, Morrison ka shkuar në arkipelagun Seychelles.

Në fakt, nuk është hera e parë që dikush beson diçka të tillë. Disa mendojnë se Elvis Presley dhe Michael Jackson po ashtu e kanë falsifikuar vdekjen e tyre.

5. AVRIL LAVIGNE KA NJË MASHTRUES NGA BRAZILI QË ZHVILLON AKTIVITETET NË VEND TË SAJ

Legjenda të ngjashme ekzistojnë edhe për këngëtarët modernë. Sipas disa njerëzve, këngëtarja kanadeze Avril Lavigne vdiq në vitin 2003 – 15 vjet më parë! Dhe, për të gjitha këto vite, një mashtruese ka kryer aktivitetet në vend të saj. Emri i saj është Melissa.

Sipas teorisë këngëtarja e vërtetë nuk mund të përballonte vdekjen e gjyshit të saj dhe bëri vetëvrasje. Kështu që Melissa duhej të ndihmonte dhe të luante rolin e saj. Çuditërisht, kjo teori ka mbledhur shumë pasues. Për këtë njerëzit në Twitter diskutojnë fotot dhe videot dhe i krahasojnë me të dhënat e së kaluarës.

Por: si e dimë që vetë Melissa nuk është e rreme?

6. KEANU REEVES ËSHTË I PAVDEKSHËM.

Kjo është një teori që fansat e aktorit aluduan kur ata vunë re se ai “nuk ka ndryshuar me kohën”. Fansat shkuan edhe më tej dhe bënë një faqe interneti ku botojnë “dëshmi”. Kështu, del se shpirti i pavdekshëm i Keanu Reevesit ka jetuar tashmë për shumë vite. Madje aludohet se ai ka jetuar në trupa të ndryshëm. Për shembull, ai ishte Karli i Madh apo aktori francez Paul Mounet. Natyrisht, të gjitha “përsëritjet” lidhen me rrethanat shumë misterioze të vdekjes. Keanu Reeves është shumë i ndryshëm nga të tjerët (aktron si i rëndomtë) dhe fansat mendojnë se kjo ndodhë sepse ai e ka mençurinë nga jetët e tij të mëparshme. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Romani që zbulon të vërtetën për rënien e Perandorisë Britanike

Romani që zbulon të vërtetën për rënien e Perandorisë Britanike

Libri
Kalo në kategori