Gjashtë artikuj për rritje të shëndetshme dhe të frytshme të bimëve në kopshtin tuaj

Biostimulatorët dhe rregullatorët e rritjes janë materie të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e rritjes dhe zhvillimit të bimëve të kultivuara
Ato kanë imunitet më të mirë (u rritet rezistenca ndaj sëmundjeve, dëmtuesve dhe stresit të shkaktuar nga moti i keq), bëhen më produktive, frutat janë më cilësore dhe kanë aftësi më të mira të ruajtjes, transmeton Telegrafi.
Bimët më mirë zhvillojnë rrënjët dhe më mirë përballojnë mbjelljen.
Hithra
Mjafton të merret një grusht i vogël i hithrave të thata dhe t’i zhytni në një litër ujë. Hithrat e zhytura lihen ashtu rreth 10 ditë, ndërkaq tretja e përftuar rrallohet me ujë në raport 1:3.
Kjo tretje do të sigurojë rritje të shpejtë të bimëve të reja dhe do të shtojë rezistencën ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.
Mjalti
Në gjysmë litri ujë të ngrohtë tretni gjysmë luge të vogël të mjaltit natyral. Për zhvillim më të mirë të rrënjëve, filizat mbani në këtë tretje deri në gjashtë orë, derisa qepujkat mbani të zhytura nga një deri në 12 orë, varësisht nga madhësia e tyre.
Pas zhytjes nuk ka nevojë ta shpëlani apo ta fshini materialin për mbjellje.
Të bardhët e vezëve
Merrni të bardhët e një veze të madhe apo dy të vezëve vogla. Të bardhët tundni në 200 ml ujë të nxehtë dhe lini të qëndrojnë një javë.
Më së miri është që ena të lihet larg nga shtëpia për shkak të aromës së pakëndshme, e cila do të qëndrojë edhe më vonë. Pastaj tretjen e përftuar zbuteni me dy litra ujë dhe tretja është e gatshme për ujitje.
Shelgu
Në pranverë, kur degët e vogla të shelgut janë plot lëngje, mjafton t’i zhytni në ujë dhe të prisni. Kur degët të fillojnë të lëshojnë rrënjë, dhe kur uji në enë të marrë ngjyrë të gështenjtë, uji është i gatshëm për përdorim.
Në këtë ujë mund të zhyten farërat, filizat, qepujkat, zhardhokët. Mjafton të jenë të zhytura nga pesë deri në shtatë orë. Degët e vogla nuk është e nevojshme t’i nxirrni nga uji. Munden sërish të ujiten me ujë dhe të lihen një javë dhe uji mund të përdoret sërish. Nëse uji është paksa më i errët dhe i ngjitshëm, mund të zbutet duke shtuar ujin në raport 1:1.
Aloe vera
Merrni një kavanoz qelqi dhe një lugë lëng aloe vere dhe tretni në 250 ml ujë të ngrohtë. Mbulojeni dhe lini një javë në vend të errët dhe të ftohtë.
Pas kësaj periudhe, përmbajtjen rrallojeni me ujë që gjithsej të bëhen 5 litra tretje. Filizat mbani të zhytur në këtë tretje deri në gjashtë orë, ndërkaq qepujkat deri në 12 orë, varësisht nga madhësia e tyre. Pastaj materiali për mbjellje nuk ka nevojë të lahet apo të fshihet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit