Gjashtë arsye pse të tjerët anashkalojnë dhe nuk respektojnë kufijtë tuaj
Vendosja e kufijve është thelbësore për mirëqenien fizike dhe mendore. Por, të gjithëve me gjasë na ka ndodhur në jetë që njerëzit rrotull nesh të mos i respektojnë ato. Çfarë të bëjmë atëherë?
Sipas psikologes klinike Bethany Ruby, vendosja e kufijve personalë është linja që ne vendosim në raport me nivelet e rehatisë. Por, ky është momenti për të kuptuar pse njerëzit nuk i respektojnë kufijtë tuaj qofshin ato fizik, psikologjik etj.
1. Ju u tregoni të tjerëve çfarë të ndryshojnë, jo atë që nevojitet
Kur vendosni kufij duhet të jeni të kujdesshëm. Mos harroni se përcaktimi i kufijve nuk përdoret për të ndryshuar të tjerët, ai përdoret për të shprehur nevojat tuaja. Jini të qartë për to dhe kujtojuni të tjerëve se ku janë kufijtë tuaj.
2. Qeshni me nevojat tuaja
Nuk është çudi pse njerëzit nuk ju dëgjojnë kur qeshni ose kur kërkoni falje për kufijtë tuaj. Ju duhet të ndiheni të sigurt kur shprehni nevojat apo dëshirat tuaja, duke rritur vetëvlerësimin dhe jo vetëm.
3. Nuk merrni përgjegjësi për zbatimin e kufijve tuaj
Mos harroni se vendosja dhe mbajtja e kufijve është përgjegjësia juaj. Kjo lidhet me vendosjen e standardeve në jetë. Mos prisni deri në minutën e fundit për të përforcuar kufijtë. Bëjeni menjëherë kur dikush tenton t’i zhvendosë ato.
4. Më shumë kritikoni se flisni për kufijtë
E gjeni veten duke e humbur “fillin” e bisedës rrugës? Atëherë, sigurohuni që kjo mos të ndodhë. Para një bisede, shkruani pikat kryesore dhe vendosni një alarm. Lërini vetes disa minuta për të shpjeguar situatën përpara se të kaloni te pika kryesore.
5. Nuk interesoheni nëse njerëzit vërtet kanë interes për kufijtë tuaj
Ju nuk mund t’i detyroni njerëzit të respektojnë kufijtë tuaj, nëse ju vetë nuk i zbatoni dhe respektoni ato. Sigurohuni që të vendosni kufizime dhe pasoja kur bëhet fjalë për to, citon Anabel.
6. Nuk u besoni instinkteve tuaja
Kur luftoni për të krijuar kufij, është thelbësore t’i krijoni ato kufij nga e para. Ju mund të kapeni pas idesë së zbatimit të kufijve, por çfarë ndodh nëse ato nuk përputhen me nevojat tuaja? Atëherë, besojini thjesht instinktit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Gaforrja: Horoskopi vjetor për 2024
Si e gënjejmë veten?
A e dini pse nuk preferohet të pini kafe në aeroplan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur