LAJMI I FUNDIT:

Gjarpri gjigant shfaqet para klimës me një mi në gojë (Video)

Gjarpri gjigant shfaqet para klimës me një mi në gojë (Video)

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video, në të cilën shfaqet momenti kur një gjarpër gjigant del nga sistemi i kondicionuar (klima) me një mi në gojë.

Për tu bërë situata edhe më interesante ai tërhiqet pas në “strofullin” e tij së bashku me miun, të cilin sipas gjitha gjasave e kishte siguruar si ushqim për “drekë”, transmeton Telegrafi.


Sipas videos së publikuar, duket se ngjarja ka ndodhur brenda një depoje apo në garazh, edhe pse ende nuk dihet saktë se në cilin shtet apo qytet është zhvilluar lufta për jetë a vdekje. /Telegrafi/