Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me shoqatën joqeveritare “Flora” ka bërë përzgjedhjen e fermerit të vitit 2014. Pas propozimeve të deponuara në Drejtorinë e Bujqësisë, komisioni është përcaktuar që fermer i këtij viti për rajonin e Hasit të jetë Musa Berisha nga Rogova.
Në arsyetimet e komisionit thuhet se ky fermer ka sipërfaqe tokësore prej 2.5 ha, ndërkohë që prodhime të kultivuara ka spec dhe qepë. Rendimenti i këtyre prodhimeve është 35t/ ha spec dhe 25t/ha me qepë. Gjithashtu, fermeri Musa Berisha disponon me mekanizëm bujqësore dhe merret edhe me kultivime tjera.
Fermerja e vitit për rajonin e Dushkajë është shpallur Mejreme Azemi nga Kralani, e cila disponon fermë të lopëve dhe deleve, ku prej tyre ka në pronësi dhe kultivim 13 lopë qumështore dhe 130 dele. Po ashtu, kjo fermere kultivon edhe grurë në 5.2 ha, misër në 6.00 ha, silazhe në 4 ha dhe ka pemishte të mollës prej 0.45 ha.
Fermer për këtë vit nga rajoni i Rekës së Mirë është shpallur Sulejman Stojkaj nga Skivjani. Ky fermer ka sipërfaqe bujqësore prej 1.2 ha mollë, sipërfaqe bujqësore prej 0.20 ha dredhëza, etj.
Fermeri i vitit nga rajoni i Rekës së Keqe është shpallur Vat Pali nga Jahoci, i cili ka kultivuar sipërfaqe bujqësore prej 8 ha, si pronë private, si dhe 15 hektarë të marr me qera. Nga kjo sipërfaqe ka prodhuar 5 ha me grurë, 5.5 ha me misër, 0.40 ha me speca, domate, qepë, patate, etj, pemë ( molla dhe dardha) 0.25 ha, etj. Po ashtu merret edhe me blegtori dhe disponon mekanizëm bujqësor. Ndërkaq, Shkelzen Zhuja është shpallur fermer i vitit për rajonin e Gjakovës, i cili merret me kultivimin e bletëve, si mjaltë, propolis, qumësht bletësh, etj. Ky fermer ka arritur të prodhojë 10 kg mjaltë për koshere.
Para shpalljes së fermerëve të vitit 2014, Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural para fermerëve ka prezentuar raportin e punës për këtë vit, ku investimet direkte në sektorin e bujqësisë kanë qenë 415,531.80 euro. Prej kësaj shume, subvencione kanë qenë 215,119.25 euro, ndërsa investime kapitale 200,412.55 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët