LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë, burri ther me thikë gruan e tij

Gjakovë, burri ther me thikë gruan e tij
Foto: Ilustrim

Një grua është therur me thikë nga bashkëshorti i saj në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.


“Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femërore është sulmuar nga një person në rr.UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është përgjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga burri i saj. Viktima është dërguar me autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonale ‘Isa Grzda’ në Gjakovë, pasi që ka pësuar disa lëndime në qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile”, tha ai.

Gjurkaj tha se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se njësitet policore janë duke e kërkuar të dyshuarin.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori