LAJMI I FUNDIT:

Gjakova në alarm nga sfida e TikTok-ut, 19 raste të vetëlëndimit të nxënëseve – ndalohen telefonat në shkolla

Gjakova në alarm nga sfida e TikTok-ut, 19 raste të vetëlëndimit të nxënëseve – ndalohen telefonat në shkolla

Komuna e Gjakovës këto ditë është tronditur nga një situatë e vetëlëndimit të nxënësve të shkollave të mesme të ulta si rezultat i një sfide të rrezikshme në rrjetin social “TikTok”.

Nga hëna kur u bënë të ditura rastet e para nga Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumonva-Baçi, e deri më sot janë konfirmuar 19 raste të vetëlëndimit të nxënëseve, ndërsa pesë raste të tjera janë duke u gjurmuar.

Rasti është konsideruar si urgjent dhe ka sjellë masa të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së këtij fenomeni shqetësues.


Drejtoresha Eranda Kumnova-Baçi në një prononcim për Telegrafin ka treguar për masat që kanë ndërmarrë si Drejtori e Arsimit.

“19 raste janë të konfirmuara dhe pesë raste të tjera janë duke u gjurmuar. Masat që i kemi ndërmarrë janë serioze. Telefonat i kemi ndaluar nëpër shkolla, dhe deri të premten do të mbajmë takime me prindërit, me prezencën e zyrtarëve policorë për t’i informuar për rrezikshmërinë e lojës që po përhapet”, tha Kumnova-Baçi.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu kanë konfirmuar për Telegrafin se sot janë raportuar edhe pesë raste të tjera.

“Sot më 09.10.2024 është njoftuar se edhe pesë nxënëse të tjera dyshohet se kanë lënduar veten në periudha të ndryshme kohore”, ka deklaruar zëdhënësi i PK-së për Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Rastet janë gjetur kryesisht në shkollat e mesme të ulëta, ku vetëm katër prej tyre janë zbuluar në shkollat e mesme.

Kryesisht janë nxënëset e kalesave 6 deri në 9 ato të cilat kanë zhvilluar këtë sfidë të nisur në “TikTok”.

Drejtoresha Kumnova-Baçi theksoi rëndësinë e vigjilencës nga ana e psikologëve dhe kontrolleve të rregullta në shkolla për të parë nëse fenomeni vazhdon.

“Do të shohim më tutje, me kontrolle të kohë pas kohshme. Psikologët duhet të jenë më vigjilentë në këto situata”, tha ajo.

Një sfidë tjetër është përhapja e këtij fenomeni nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sipas Kumonva-Baçi,  nxënëset po e fotografojnë vetëlëndimin e tyre dhe po ua dërgojnë shoqeve, në formën “unë e bëra, bëje edhe ti” duke krijuar një zinxhir të rrezikshëm.

Me këtë situatë shqetësuese në rritje, autoritetet po bashkëpunojnë për të ofruar ndihmë dhe mbështetje psikologjike, ndërsa prindërit janë thirrur që të jenë më të kujdesshëm ndaj sjelljeve të fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori