Girona rrëzon Barcelonën nga froni - Real Madridi merr kryesimin

Në javën e 24-t të La Ligës, Girona realizoi një fitore të madhe 2-1 ndaj Barcelonës, duke bërë ndryshime edhe në renditje.
Ndeshja pati momente kyçe në pjesën e parë, përfshirë një penallti të humbur nga Lamine Yamal në minutën e 45+3’ dhe disa pritje të shkëlqyera të portierit të Barcelonës, Joan Garcia.
Barcelona kaloi e para në minutën e 60’, kur Pau Cubarsi shënoi me kokë pas një harkimi të Jules Kounde për 1-0.

Por Girona barazoi shpejt në minutën e 62’ me një gol të Thomas Lemar, pas pasimit të bukur të Vladyslav Vanat.
Fitoren për skuadrën vendëse e vulosi Joel Roca në minutën e 87’, duke shfrytëzuar një mundësi brenda zonës për të dërguar topin në rrjetë. Barcelona u ankua për një goditje dënimi gjatë aksionit.

Barcelona shënoi në kohën shtesë me Lewandowskin, por u anulua për pozitë jashtë loje.
Pas këtij rezultati, Real Madrid merr kreun e La Ligës me 60 pikë, dy më shumë se Barcelona që ka 58 pikë, duke e bërë garën për titull më të ngushtë dhe emocionuese. /Telegrafi/





















































