Përzgjedhësi i Kosovës, Alian Giresse, ka folur pas barazimit me Zvicrën me rezultat 1-1, në ndeshjen e zhvilluar në Zurich.

Giresse është ndarë i kënaqur me lojtarët në këto dy takime, ndërsa shtoi se ndeshja e sotme ishte e njëjtë sikurse të zhvillohej në Prishtinë.


“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Jam shumë i lumtur me ekipin dhe me angazhimin që kanë treguar në këtë ndeshje. Ishte një ndeshje e vështirë”.

277525316 4766846003444087 813533264967629531 n

“E kam ditur që do të ketë shumë tifozë në këtë ndeshje dhe na është dukur sikur të luanim në Prishtinë”.

“Këto dy ndeshje kanë qenë për të parë lojtarët sesi luajnë së bashku dhe këtë e kemi arritur dhe tani e kam një ide më të qartë sesi luajnë lojtarët”.

277520393 4766861640109190 5423932009832735660 n 1 e1648576220360

“Dhe dy ndeshjet që i kemi bërë kemi mësuar shumë dhe janë tejet pozitive. Angazhimi dhe motivimi i lojtarëve dhe lojën që e kanë bërë në këto dy ndeshje do ta veçoja”, ka thënë Giresse. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app