Gigi Hadid shkëlqen solo në New York, ndërsa Bradley kalon kohë me vajzën e tij

Gigi Hadid u shfaq elegante dhe në formë të shkëlqyer në një dalje solo në New York, vetëm pak ditë pasi konfirmoi zyrtarisht romancën me aktorin Bradley Cooper.
Modelja 30-vjeçare mori pjesë në ekspozitën “Situata Njerëzore”, me një veshje të thjeshtë, por plot stil – këmishë me vija të lehta dhe pantallona të kombinuara, që zbulonin barkun e saj të tonifikuar.
Ndërkohë, në një kënd tjetër të qytetit, Cooper u pa në një shëtitje me vajzën e tij tetëvjeçare, Lea, duke reflektuar një atmosferë të qetë familjare, shkruan DailyMail.
Ai mbante veshur një bluzë të ngrohtë me kapuç dhe çizme të zeza, ndërsa zhvillonte një bisedë në telefon.
Kjo dalje vjen në një moment të rëndësishëm për çiftin, pas daljes së tyre të parë publike në Instagram, ku Gigi postoi një fotografi intime me Bradley nga festa e saj e ditëlindjes.
Burime pranë familjes Hadid kanë treguar se të afërmit e saj janë të lumtur për këtë lidhje, duke e përshkruar aktorin si një njeri të kujdesshëm dhe të përshtatshëm për Gigin.
Të dy ndajnë një përvojë të ngjashme si prindër beqarë – Gigi me vajzën e saj Khai dhe Bradley me Leën. Sipas saj, kjo marrëdhënie i ka dhënë një ndjesi më “normale” jetës së saj personale, larg presionit të famës. /Telegrafi/
















































